Alec Baldwin fotografohet pas incidentit fatal, shfaqet krah djalit dhe bashkëshortit të viktimës, zbulohet vendimi i aktorit

Vetëm dy ditë pas incidentit fatal, ku Alec Baldwin vrau aksidentalisht drejtoreshën e fotografisë, Halyna Hutchins, gjatë xhirimeve të filmit “Rust”, aktori është fotografuar krah bashkëshortit dhe djalit të së ndjerës.

Sipas “Daily Mail”, një burim ka thënë se aktori 63-vjeçar po anulon të gjitha projektet e reja, për t’i kushtuar pak kohë vetes. Alec u fotografua duke dalë nga një hotel së bashku me bashkëshortin e Hutchins, Matt, vetëm dy ditë pas incidentit fatal. Gjithashtu, ai u pa duke përqafuar djalin e viktimës, Andros, i cili është 9 vjeç.

“Kjo ishte shumë shkatërruese. Kështu i trajton ai momentet e vështira. Sa herë që ndodh diçka e keqe brenda një periudhe të shkurtër kohore, ai largohet nga sytë e publikut”,- tha burimi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Bashkëshorti i Hutchins tha se aktori Alec ishte i pranishëm gjatë ceremonisë së varrimit të saj.

 

 

Një peticion i change.org, i cili bën thirrje që Hollivudi të ndalojë përdorimin e armëve të zjarrit në sete filmike, ka mbledhur mbi 10,000 firma që kur u krijua të enjten.

Peticioni u nis nga miku dhe kolegu i Hutchins, drejtori Bandar Albuliwi, i cili shkroi në Twitter: “Duhet të sigurohemi që kjo tragjedi të mos ndodhë më kurrë. Nuk ka justifikim që diçka e tillë të ndodhë në shekullin e 21. Armët e vërteta nuk janë më të nevojshme gjatë xhirimit të filmave. Kjo duhet të konsiderohet e paligjshme, sepse ka kompjuterë me anë të të cilëve mund të krijohet një skenë me armë”.

Hutchins vdiq në Spitalin e Universitetit të New Mexico pas aksidentit fatal.

Pas incidentit, Matthew Hutchins postoi në Tëitter një foto të gruas dhe djalit të tyre nëntë vjeçar, Andros, krahas së cilës shkroi: “Halyna na frymëzoi të gjithëve me pasionin dhe vizionin e saj, dhe trashëgimia që la është shumë domethënëse për t’u përmbledhur me fjalë. Humbja jonë është e madhe dhe kërkojmë që mediat të respektojnë privatësinë e familjes sime në këto momente të vështira”.

“Kam folur me Alec Baldwin dhe më ka mbështetur shumë,”- tha ai ndër të tjera.

Baldwin nga ana tjetër reagoi në rrjete sociale pas tragjedisë, ku shkroi se ndihet i tronditur dhe i trishtuar për aksidentin që çoi në vdekjen e Hutchin dhe plagosjen e regjisorit Joel Souza.

“Nuk ka fjalë për të përcjellë tronditjen dhe trishtimin tim në lidhje me aksidentin tragjik që i mori jetën Halyna Hutchins, një gruaje, nëne dhe kolegeje,” shkroi Baldwin.

Sipas “Daily Mail” pas tragjedisë, thuhet se aktori i njohur nisi të pyeste vazhdimisht veten “Pse më dhanë një armë të mbushur?”. Një zëdhënës i kompanisë së produksionit të filmit tha më vonë se aksidenti ndodhi nga ‘shpërthimi i një arme të mbushur me barut’.

Mike Tristan, një armator i Hollivudit me përvojë 30-vjeçare, tha se përgjegjësia përfundimtare për sigurinë e armëve në setin e filmit i takon armaturës.

“Duhet të kishte plumba fals në armë, detyra e armatorit në set është ta kontrollojë armën përpara se të dorëzojë. Ata pastaj sigurohen që aktori të qëndrojë në një vend të caktuar dhe të mos e drejtojë kurrë armën tek ekuipazhi apo kasti… është editimi ai që e bën të duket sikur ata po ia drejtojnë kolegut të tyre.

Kjo është arsyeja pse të gjithë në industri janë shumë të hutuar. Mënyra se si ndodhi kjo, është një mister total për momentin”,- tha Tristan.

Tristan shtoi se ka punuar me Baldwin më parë, në xhirimet e filmit të vitit 1998, “Thick as Thieves”, dhe e cilësoi atë ‘plotësisht profesionist’.

Share With:
Translate »
41 Views