“Isha shumë krenare për të”, reagon për herë të parë motra e kineastes që u vra aksidentalisht në xhirimet e filmit

Aktori amerikan Alec Baldwin qëlloi me armë zjarri dhe vrau një kineaste e plagosi regjisorin në një film të xhiruar në New Mexico. Incidenti ndodhi në xhirimet e filmit “Rust” në shtetin jugperëndimor të SHBA-së, ku Baldwin luan rolin kryesor në një Western të shekullit të 19-të.

“Kineastja Halyna Hutchins dhe regjisori Joel Souza u qëlluan kur një armë zjarri u shkrep nga Alec Baldwin”, tha sherifi në Santa Fe në një deklaratë.

Ndërkohë, një reagim në lidhje me këtë ngjarje të rëndë ka dhënë edhe motra e kineastes. Mes dhimbjes së madhe, ajo u shpreh se ishte shumë krenare për motrën e saj.

 “Nuk mund ta kuptoj vdekjen e saj. E doja shumë; isha shumë krenare për të dhe ajo ishte modeli im. Ne ishim gjithmonë të afërta dhe ishim në kontakt, pavarësisht distancës.

Kjo humbje është një pikëllim i madh për familjen tonë dhe unë shoh se sa e vështirë është për prindërit tanë. Shpresoj se koha do të lehtësojë dhimbjen tonë.  Vendosmëria e saj u admirua nga shumë njerëz. Martesa dhe marrëdhënia e saj me bashkëshortin është një shembull për t’u ndjekur, pa grindje apo skandale. Ishte dashuri e vërtetë, djali i tyre i bukur, është dëshmi e kësaj, një djalë i shkëlqyeshëm”, tha motra më e vogël e Hutchins, Svetlana Androsovych.

Share With:
Translate »
36 Views