Alex Rodriguez i shqetësuar si çdo prind, krijon llogari të rreme për të kontrolluar vajzat në ‘Instagram’

Alex Rodriguez është baba i dy vajzave, Natasha dhe Ella, dhe ai është shumë i kujdesshëm ndaj tyre. Tashmë ato kanë hyrë në fazën e adoleshencës dhe siç duket Alex ka rritur kontrollin ndaj tyre. Ai ka zbuluar së fundmi se ka hapur një llogari të rreme në ‘Instagram’ për të parë se çfarë bëjnë Natasha dhe Ella. Alex ka shpjeguar se vajzat nuk duan që ta ndjekin nga profili i tij, prandaj ai është detyruar që të krijojë një tjetër me identitet të rremë. Gjithashtu ai ka treguar se vajzat ja kontrollojnë shpesh llogarinë e tij dhe nëse nuk ju pëlqen diçka që poston, menjëherë i kërkojnë që ta fshijë. Alex ka shtuar se ka një listë të gjatë me gjëra që i turpërojnë Natashan dhe Ellan me veprimet që ai bën dhe se përpara se të publikojë diçka në rrjete sociale gjithmonë kërkon aprovimin e tyre. Vajzat e Alex kanë ardhur në jetë nga marrëdhënia e tij me Cynthia Scurtis dhe me të dyja ato ai ka krijuar një lidhje shumë të ngushtë. Përveçse me të bijat e tij, Rodriguez ka raporte shumë të mira edhe me binjakët e Jennifer Lopez, Max dhe Emme.

Share With:
Translate »
366 Views