Mos vallë Cubi sapo zbuloi se është shtatzënë për herë të parë?

Esmeralda Metkaj e njohur për të gjithë si Cubi është bërë mjaft e njohur për publikun shqiptar që pas pjesëmarrjes së saj në spektaklin “Apartamenti 2Xl” dhe më pas “Duplex”. Cubi është treguar mjaft diskrete për jetën e saj personale dhe rrallëherë është folur për lidhjen e saj.

Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale ku publikon vazhdimisht foto dhe video dhe së fundmi nëpërmjet një videoje ka ngritur dyshimet se është në pritje të fëmijës së parë.

Aktorja ka publikuar një video ku shihet me një fustan të gjatë dhe të gjërë dhe pranë saj ka shkruar: “Me shuuumë gjëra të reja këtë sezon. Një prej tyre unë me fustan të gjërë dhe të gjatë”, duke e shoqëruar përshkrimin me disa emoji me zemra.  Ka mjaftuar kjo dhe në të gjitha mediat kanë nisur aludimet se Cubi është shtatzënë dhe kjo është arsyeja që do vishet me fustane të gjëra këtë sezon.

Share With:



581 Views