Alfio dhe Fatma fillojnë blerjet për birin e vogël

Shumë shpejt shefi i njohur i kuzhinës, Alfio Rrotani dhe moderatorja, Fatma Methasani do të bëhen prindër të një djali. Pritja e ëmbël është drejt fundit dhe kjo periudhë festash duket se ka shtuar edhe më shumë lumturinë e dy të rinjve që me padurim po presin të mbajnë në krah të voglin.

Fotot dhe detajet e embla të tyre nuk kanë munguar që prej momentit kur dyshja e pranuan publikisht se ishin në pritje të fëmijës së tyre te parë.

Edhe sot, Alfio ka vendosur të ndajë me ndjekësit një foto speciale krah partneres së tij. Teksa Fatma i dhuron një puthje dy të dashuruarit mbajnë në duar këpucët e vogla të djalit të tyre.

Megjithëse ende nuk ka ardhur në jetë, përgatitjet për ta pritur me dashuri dhe plot dhurata kanë nisur.

View this post on Instagram

❤💙❤

A post shared by ALFIO RROTANI (@alfio_rrotani) on

Share With:



168 Views