Studimi i fundit: Pirja e qumështit, arsyeja kryesore për shumë probleme shëndetësore

Nga kockat e thyera deri tek lodhja, bulmeti mund të jetë arsyeja kryesore për disa nga problemet tuaja shëndetësore. Ndoshta nuk keni menduar të fajësoni qumështin. Kështu që, herën tjetër kur përgatitni listën tuaj të blerjeve, merreni parasysh këtë.

Ne po ju rëndisim disa nga simptomat që mund të vijnë nga konsumimi i qumshtit.

  • Ndiheni të lodhur shumicën e kohës

Qumështi përmban molekula të opiumit, gjë që ju bën të ndiheni në gjumë. Por, duke folur shkencërisht, kjo nuk do të thotë se do bëjë të flini mirë. Meqenëse është e vështirë të tretet, trupi juaj lodhet duke prodhuar energji , gjë që prish ciklin tuaj të gjumit. Për të fjetur më mirë, mund të provoni të hani fruta dhe perime të pasura me triptofan si brokoli, patatet e ëmbla, bananet ose mollët.

  • Keni puçrra

Disa studime tregojnë se qumështi i skremuar rrit ashpërsinë e puçrrave tek adoleshentët dhe të rrinjtë. Sipas hulumtimeve të tjera, duke pasur një ndikim në hormonet si insulina dhe IGF-1, qumështi me pak yndyrë mund të ndikojë negativisht në shëndetin e lëkurës tuaj.

  • Vështirësi në tretje

Një studim sugjeron që 65-70% e popullsisë botërore vuan nga intoleranca e laktozës. Qumështi i lopës ka një sasi më të lartë të laktozës dhe është më i vështirë t’u tretur. Të përzierat, gazrat dhe diarrea në mënyrë të rregullt mund të të jenë paralajmëruesit e rëndësishëm për të hequr dorë nga pirja e qumështit.

  • Keni dhembje që nuk e dini se nga vijnë

Qumështi shkakton inflamacion, dëmton nyjet dhe muskujt tuaj, sipas këtij studimi. Nëse keni ushtruar aktivitete sportive dhe keni pasur vështirësi në rikuperimin e muskujve të lënduar, provoni të zvogëloni konsumin e qumështit.

  •  Ju përjetoni mjegull në tru

Mjegulla e trurit nuk është një sëmundje, por një simptomë. Shkakton probleme të kujtesës, paaftësi për t’u përqendruar dhe paqartësi mendore. Edhe nëse ekzistojnë disa arsye të tjera, konsumimi i tepërt i qumështit mund të jetë gjithashtu një shkas për mjegullën e trurit për shkak të shkallës së lartë të kazeinës që shkakton një ndjenjë të rreme të kënaqësisë. Shumë hulumtime sugjerojnë se ulja e konsumit të qumështit mund të ndihmojë në luftimin e depresionit.

  • Keni alergji dhe gjendje të tjera të lëkurës

Për shkak të simptomave të ngjashme të hershme si kapsllëk, diarre dhe dhimbje barku, një alergji nga qumështi mund të ngatërrohet me intolerancën e laktozës. 5% e fëmijëve kanë alergji ndaj qumështit. Gjithashtu alergjia mund të zhvillohet edhe më vonë gjatë moshës madhore. Ekzema gjithashtu mund të krijohet për shkak të qumështit. Provoni të hiqni qumështin nga dieta juaj dhe të shihni nëse gjendja juaj po përmirësohet.

  • Ju keni kolesterol të lartë

Kolesteroli në qarkullimin e gjakut vjen direkt nga dieta juaj. 100 g qumësht të rregullt të lopës përmban 10 g kolesterol, sipas USDA, gjë që e bën të rrezikshme të hahet në sasi të mëdha në baza ditore.

  • Probleme me kockat

Kalciumi është thelbësor për zhvillimin e kockave dhe shëndetin e kockave, veçanërisht gjatë fëmijërisë. Sidoqoftë, të gjitha produktet e qumështit – si proteina shtazore në përgjithësi – janë acid, gjë që zvogëlon marrjen e kalciumit. Një studim sugjeron që gratë që pinë 3 ose më shumë gota qumësht në ditë kanë rrezik më të madh të frakturave.

  • Trupi juaj është rezistent ndaj ilaçeve dhe nuk rikuperoheni shpejt

Edhe pse vetë qumështi nuk duhet të fajësohet këtu, antibiotikët që u jepen lopëve mund të ndikojnë në shëndetin tuaj në mënyrë indirekte, tregon një studim. Nga njëra anë, ilaçi është jetik për shëndetin e kafshëve, por nga ana tjetër shkakton zhvillimin e baktereve rezistente ndaj mikrobeve. Ndërsa probiotikët janë miku ynë, kjo baktere është krejt e kundërta. Për të kaluar më shpejt një sëmundje, mendohuni disa herë për konsumiin e qumështit. / Marrë nga “Bright Side”

Share With:
Translate »
484 Views