Alicia Silverstone tregon se fle ende me të birin, 11 vjeç: ‘Besoj në dashuri dhe në natyrë’

Aktorja 45-vjeçare mund të jetë përjetësisht e famshme për rolin e saj si Cher Horowitz në filmin “Clueless”, por ajo është gjithashtu e njohur për stilin vegan të jetesës dhe teknikat e pazakonta të prindërimit. Në një podcast, Alicia Silverstone ndau disa detaje rreth marrëdhënies së saj me të birin, Bear.

Aktorja tha se Bear, 11 vjeç, fle ende në të njëjtin shtrat me të.

“Unë jam një nënë e dashur. Besoj në dashuri, besoj në natyrë dhe shoqëria jonë ka frikë nga natyra dhe dashuria”, tha ajo, duke shtuar se ka të ngjarë të ketë telashe pasi e tha këtë publikisht, por nuk është se i intereson.

Kur Bear ishte foshnjë, Silverstone e ushqente atë me ushqim që e kishte përtypur tashmë vetë.

“Kur ishte vetëm 10 muajsh, ai zvarritej nëpër dhomë për të më ‘sulmuar’ gojën nëse isha duke ngrënë”, u shpreh aktorja për të birin.

Alicia Silverstone on the Legacy of Clueless, 25 Years Later | Vogue

Alicia është një mbështetëse e njohur e të drejtave të kafshëve dhe një vegane. Ajo po e rrit edhe të birin me një dietë me bazë bimore. Aktores i pëlqen të gatuajnë së bashku dhe Silverstone beson se përfshirja e Bear në proces i jep atij një kuptim më të mirë se nga vjen ushqimi dhe si.

Alicia solli në jetë Bear, me Christopher Jarecki, në vitin 2011. Edhe pse çifti u nda 7 vjet më vonë kur ajo paraqiti kërkesën për divorc, ata janë ende në kushte të shkëlqyera dhe e trajtojnë bashkë-prindërimin si profesionistë. Silverstone zbuloi në një intervistë se ata shihen dhe komunikojnë me djalin e tyre çdo ditë.

Bear dhe mamaja e tij gatuajnë, bëjnë joga dhe shëtitje të gjata së bashku në kohën e tyre të lirë. Ata ndonjëherë edhe lahen bashkë.

Alicia Silverstone says she still shares a bed with 11-year-old son |  Evening Standard

Share With:
Translate »
105 Views