Alis feston 10 vjetorin dhe Blendi Fevziu zhytet në kujtime
Ditë e veçantë sot për familjen e gazetarit të njohur Blendi Fevziu. Vajza e tij, Alis, feston 10-vjetorin e lindjes dhe këtë moment të rëndësishëm Blendi ka vendosur ta shoqërojë me një urim ndryshe e shumë të ndjerë.
Në rrjetet sociale, ai ka ndarë disa momente të paharrueshme të Alisit kur ishte e vogël, kujtime që mbartin gjithë ngrohtësinë e viteve të para të jetës së saj. Përmes fotove dhe videove të rralla, Fevziu ka rikthyer për ndjekësit e tij çaste intime e të mbushura me dashuri prindërore.
View this post on Instagram