Alketa thyen rregullat, poston videon e ëmbël me të birin

Alketa Vejsiu është një ndër moderatoret më të mira shqiptare, shumë e dashur për publikun dhe prej vitesh e kemi parë në televizion të drejtojë emisione të ndryshme. Ajo është shpesh në kontakt me fansat nëpërmjet profilit të saj në Instagram ku ndan foto të ndryshme nga programet, por edhe nga përditshmëria.
Alketa është nënë e dy fëmijëve, Nikolës dhe Lionelit, por nuk poston kurrë foto me ta, por mesa duket, pas gjithë zallamahisë që u krijua për Festivalin e 58 të Këngës në RTSH, bijtë janë ngrohësia edhe mbështëtja e saj e madhe.
Në këtë kohë Krishtlindjesh, ku të gjithë kalojnë sa më shumë kohë më familjen, Alketa ka zgjedhur mes angazhimeve të shumta, të rrijë në shtëpi dhe të luajë me djalin e saj.
Ndërkohë që luajnë “mos u nxe” ata i bëjnë edhe dedikime të ëmbla njëri tjetrit.
Mesa duket Alketa, me kalimin e viteve po heq dorë nga privarësia e rrepë që ka për profilin e fëmijëve, dhe mirë po bën në fakt, sepse interesi publik për këtë çështje është mjaft i madh!

Share With:
Translate »
917 Views