Almeda flet për pritjen e ëmbël: Sa muajshe shtatzënë është dhe nepsin e shtatzënisë

Çifti shumë i dashur për publikun shqiptar, Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë në pritje për t’u bërë prindër. Çifti e konfirmoi lajmin pak ditë pasi u zbulua nga mediat turke, por që prej atij momenti kanë preferuar që këtë periudhë ta shijojnë në privatësi.

Mirëpo më në fund Almeda sot ka folur për shtatzëninë në përgjigjet që u ka dhënë fansave në Instastory. E pyetur nga një fans sa muajshe shtatzënë është, Almeda ka treguar se është në muajin e 5-të.

“Po hyj në muajin e 5 por po vijnë shumë pyetje mbi kilet, mos t’i hyjmë asaj teme ju lutem sepse po haj çdo gjë”, përgjigjet Almeda.

Kujtojmë që muajin e kaluar Almeda dhe Tolgahan u fotografuan në Stamboll. Tolgahani ka kërkuar që të mos i bëjnë pyetje ndërsa Almeda mbante dorën tek barku për ta mbuluar me xhupin.

Share With:
Translate »
689 Views