9 vite dashuri dhe prindër të dy vajzave, moderatorja e njohur i dedikon bashkëshortit fjalët prekëse

Ditën e sotme Gerta Heta dhe bashkëshorti i saj Matko Darmjati festojnë 9 vite dashuri. Teksa koha kalon, dashuria e çiftit të njohur vetëm shtohet me kalimin e viteve. Me një foto të vjetër krah njeriut të zemrës, Gerta shkruan pak fjalë për të kujtuar 9-vjetorin e dashurisë. “Pothuajse 9 vite me ty dhe ka qenë një udhëtim shumë i bukur. Një udhëtim që do e përsërisja gjithmonë. Gëzuar përvjetorin dashuria ime”,-shkruan gazetarja e njohur.

Kujtojmë se bashkëshorti i Gertës është me origjinë kroate. Dy të dashuruarit janë prindër të dy vajzave.

Share With:
Translate »
819 Views