Ana e errët e shfaqjes së njohur për fëmijë, “Barney & Friends”

Së fundmi është publikuar traileri për dokumentarin që tregon anën e errët të shfaqjes, “Barney & Friends”.

Ish-aktorët David Joyner dhe Bob West treguan kujtime jo shumë të gëzueshme për kohën e tyre si Barney. West pretendoi se e gjithë familja e tij mori gjatë asaj kohe kërcënime me vd8kje.

“Ato ishin të dhunshme,” kujton ai në krye të videos . “ Më dërgonin mesazhe ku më shkruanin se do më gjenin dhe do më vrisnin”. Një personazh tjetër foli për disa nga “thashethemet” që dëgjoi për personazhin duke përfshirë se ai fshihte “dr0gë në bisht”.

Traileri përfundon me një grua që thotë: “Askush nuk e mendonte se dikush do të shkonte dhe do të qëllonte dikë”. Gruaja iu referua djalit të themelueses së “Barney”, Sheryl Leach, Patrick , i cili qëlloi disa herë fqinjin e tij pas një debati në vitin 2013. Ai u dënua deri në 15 vjet burg, sipas Patch.

Sipas Joel Chiodi, dokumentari “zbulon sesi një personazh i fëmijëve që qëndronte për përfshirjen, mirëkuptimin dhe mirësinë nisi një lëvizje zemërimi që kërcënoi shfaqjen, krijuesit e saj dhe të ardhmen e tyre”.

“Ndërsa vë në dukje fillimet e kulturës moderne të urrejtjes, ky dokumentar gjurmon krijimin e personazhit dhe mënyrën se si ai dëmtoi njerëzit. Ndikimin befasues dhe të zgjatur që ‘Barney’ la në shoqërinë amerikane ,” shtoi ai.

“I Love You, You Hate Me” do të shfaqet premierë më 12 tetor në Peacock.

Share With:
Translate »
78 Views