Ana Kodra, përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision Junior

Është shpallur fituesja e Junior Fest që do të prezantojë Shqipërinë në Eurovision Junior.

Ana Kodra është shpallur fituese me këngën Mos ma prekni pemën. Kënga me muzikë nga Kristi Popa dhe tekst të Jorgjo Papingjit që trajton temën e mbrojtjes së mjedisit, nën intepretimin shumë elegant të Anës, do të shkojë në Gjeorgji për të prezantuar Shqipërinë në Eurovision Junior.

Finalja e Junior Fest u zhvillua mbrëmjen e së shtunës, 14 tetor, në Pallatin e Kongreseve dhe u prezantua nga po dy fëmijë, aktorët që interpretojnë në filmin Shok, kandidat për Oscar në vitin 2016.

Share With:
Translate »
1800 Views