Çfarë karakteri kanë fëmijët sipas shenjës së horoskopit

E kush do t’i kundërshtonte thëniet “çdo fëmijë duket bukur me nënën e tij” apo “fëmijët janë pjesë e zemrës”. Shumë prindër para fëmijëve të tyre humbin çdo objektivitet, madje edhe kur fëmijët i çmendin dhe i shqetësojnë. Horoskopi na zbulon karakteristikat e fëmijëve tanë (ose të fëmijëve të dikujt tjetër, në qoftë se ne nuk kemi akoma) bazuar në shenjën e zodiakut. Nëse sillen keq, mund t’i justifikoni duke u thënë që gjërat nuk varen nga ata, por është faji i yjeve!

DASHI – Fëmijët dash janë të padurueshëm dhe nëse shpresoni t’iu binden, thjesht humbisni kohën tuaj. Nëse duan diçka, nuk njohin arsye. Në qoftë se i zemëroni bëjnë teka (si të vogla edhe të mëdha) dhe ju mbajnë mëri për disa orë, ose për disa minuta. E bukura është se e harrojnë shpejt arsyen pse u zemëruan. Janë plot gjallëri dhe të dashur, madje edhe kur janë në telashe. Kanë lidhje shumë të fortë me prindërit dhe i mbrojnë gjithmonë para të tjerëve.

DEMI – Me ta ndonjëherë është e vështirë të kuptosh kush është fëmija dhe kush është prindi. Në fakt janë shumë të kujdesshëm dhe mbrojtës dhe duan gjithmonë të gjejnë tek prindërit e tyre mbështetje në çdo kohë. Posesiviteti dhe xhelozia e tyre vihet re që kur janë shumë të vegjël. Nuk e tolerojnë që prindërit e tyre t’u kushtojnë vëmendje fëmijëve të tjerë dhe skenat e tyre të xhelozisë në këto momente janë të paharrueshme. Nuk ju japin arsye që t’u bërtisni dhe sillen gjithmonë në mënyrë shembullore.

BINJAKËT – Ata janë fëmijët e përjetshëm. Kanë lindur për të mbuluar këtë rol, edhe në moshën 50-vjeçare po të jenë në telashe, do të kërkojnë mbështetje nga ju, madje edhe 80 vjeç. Janë fëmijë të gjallë dhe kurioz. U pëlqen të lexojnë dhe e ndjekin këtë hobi gjithë jetën. Nuk e kanë problem që të shprehen me ju dhe shpesh ju besojnë gjëra që madje as nuk duhet t’i dini. Ju çmendin për shumë gjëra, pastaj iu kërkojnë sinqerisht falje. Nuk mundeni t’u bëni asgjë: thjesht adhurojini për atë që janë.

GAFORRJA – Me fëmijët e gaforres, mund të jeni të sigurt: ata kurrë nuk do të largohen nga ju. Për ta, familja është e shenjtë dhe e kanë të vështirë të marrin ndonjë vendim pa miratimin e të dy prindërve. Që nga fëmijëria, janë shumë të ndjeshëm kështu që prisni t’iu sjellin në shtëpi mace të humbura, qen të braktisur apo zogj të lënduar. Kanë nevojë për shumë përkëdhelje dhe shumë vëmendje. Mos i trajtoni kurrë me ftohtësi sepse janë shumë të ndjeshëm dhe preken shpejt: duhet shumë pak që ato të qajnë.

LUANI – Nëse nuk u jepni shumë vëmendje, ata do të bëjnë gjithçka – në të mirë dhe në të keqe – në mënyrë që “t’i vini re”. Janë shumë egocentrik që fëmijë dhe kanë një nevojë të fortë për t’u ndjerë të kënaqur. Mbushja me komplimente mund të jetë e dëmshme për rritjen e tyre: duhet të mësohen me idenë e të mos qenit perfekt. Por kur doni që të bëjnë diçka, mund t’u premtoni atyre një çmim të mirë. Mos harroni të mbani premtimet sepse besnikëria dhe ndershmëria për ta janë jetësore.

VIRGJËRESHA – Tek këto është gjithmonë  e pranishme dëshira për t’u ndjerë të dobishëm, madje edhe me prindërit e tyre. Janë fëmijë të bindur (në çdo moshë) dhe angazhohen që mos t’iu zhgënjejnë. E kanë të vështirë të shprehin emocionet e tyre dhe do të ishte mirë t’u tregoni që të jeni të dashur nuk është një dobësi. Rrallë ju zemërojnë dhe në qoftë se kjo ndodh, do të thotë se janë lodhur nga sjellja juaj, sidomos kur janë më të rritur. Mos i lejoni që të sakrifikojnë jetën e tyre për ju!

PESHORJA – Kur keni një fëmijë peshore, duhet të keni parasysh që shtëpia juaj do të shndërrohet në një vend takimi për të gjithë miqtë e tyre. Janë fëmijë të shoqërueshëm dhe kanë nevojë të jenë të rrethuar me miq. Një fëmijë peshore i vetëm mund të ishte shumë i trishtuar. Që të vegjël janë shumë të qetë (si personazhet e kukullave) dhe nuk do t’iu hapin probleme. Kur e zënë banjën për orë të tëra për t’u përgatitur për të dalë, ky me të vërtetë shndërrohet në një problem epik!

AKREPI – Do të jetë e pamundur të harrosh se ke një fëmijë akrep, sepse mes karakteristikave të tyre, hyn padyshim edhe sëmundshmëria. Janë shumë të dashur dhe për ta është e rëndësishme që mami të kujdeset për ta, madje edhe kur janë 40 vjeç dhe pretendojnë të jetojnë vetëm, përsëri do të çojnë rroba për t’i larë tek mami. Që të vegjël janë shumë gënjeshtarë dhe madje kur i kapni në flagrancë, do të mohojnë provat, do të bërtasin dhe do të qajnë. Do t’iu bëjnë ta paguani shtrenjtë çdo ndëshkim që u jepni.

SHIGJETARI – Që të vegjël, fëmijët shigjetarë janë të buzëqeshur, optimist dhe të gjallë. Gjallëria e tyre do të mbahet nën kontroll, kur ata të mbushin 3 ose 4 vjeç, dhe do të luajnë lojëra të papëlqyeshme. Nuk janë të butë, por e kuptojnë që disa rregulla familjare duhen zbatuar. Kur rriten, prisni që t’iu komunikojnë të shkoni në anën tjetër të botës me vetëm disa orë njoftim. Megjithatë, me prindërit ata e lënë mënjanë qëndrueshmërinë e tyre!

BRICJAPI – Edhe pse duken, ata nuk janë ushtarë. Që fëmijë janë të mençur (madje shumë), të bindur dhe respektojnë rreptësisht çdo rregull. Madje mësojnë të lidhin këpucët e tyre më parë se të gjithë shokët e çerdhes. E vërteta është se nuk duan që të qortohen nga të tjerët. Temperamenti i tyre është i ftohtë dhe i rëndë: nëse nuk doni që të bëhen të rritur të mbyllur dhe të ngurtë, duhet t’u mësoni që t’i shprehen emocionet e tyre që kur janë fëmijë. Madje duhet të jeni të ndjeshëm me ta.

UJORI – Fëmijët ujor janë fëmijët më të pavarur të zodiakut. Ata kanë nevojë për privatësinë e tyre, madje edhe kur janë të vegjël dhe ju doni të kontrolloni gjithçka që bëjnë. Përgjithësisht nuk janë problematikë, por është e rëndësishme që t’i bëni ata të ndjehen të lirë, në çdo zgjedhje, përndryshe erdhi fundi. Ata janë shpirtra rebelë dhe hyjnë në konflikt me prindërit e tyre. Nëse janë të interesuar të marrin diçka nga ju, janë të gatshëm të bëjnë lojë të keqe!

PESHQIT – Peshqit, ndoshta janë fëmijët më të butë: janë fëmijë, të cilët që të vegjël, shkonin  gjithmonë t’u jepnin puthjen e natës së mirë prindërve të tyre. Pavarësisht lidhjes së tyre të fortë, shpesh ankohen dhe hyjnë në polemika të panevojshme, dhe pastaj bëjnë pikërisht atë që kërkojnë prindërit. Janë ata që kujdesen për prindërit kur moshohen. E ndjejnë për detyrë të kthejnë dashurinë që kanë marrë në fëmijëri. Ata kujdesen për to pa kërkuar asgjë në këmbim.

Share With:
Translate »
1326 Views