Një dhuratë si Siera! Kristina Baki zbulon thesarin e saj më të madh

Intervistë për Revista Living
Me modelen e mirënjohur ky nuk është bashkëpunimi i parë me LIVING, por do ta quanim atë absolutisht më “specialin”, pasi kryefjala e kësaj kopertine është pikërisht Siera, e cila si një vogëlushe plot 7-muajshe rrezaton mirësinë e dashurinë me të cilën ajo po rritet. Kristina mund të quhet lehtë një vajzë e bekuar.

Bukuria e saj, finesa dhe eleganca që shfaq në çdo moment, pozitiviteti dhe inteligjenca, karriera e suksesshme, janë të gjitha asete të Bakit, por jeta vendosi që këtë vit ta bekojë dhe pak më shumë, duke i bërë dhuratën më të bukur, bijën e saj. Këto kanë qenë muajt e parë me Sierën në krah. Vera e parë, gjethet e para të arta që binin tanimë jo vetëm mbi flokët e Kristinës, por dhe mbi karrocën e Sierës në një xhiro vjeshte. Dimri i parë e i ftohti magjik i festave që do të mbahen mend përgjithmonë, të cilat e gjetën këtë familje akoma dhe më të plotësuar, me një yll që shkëlqen më fortë se çdo ornament tjetër i përdorur për të zbukuruar shtëpinë e ngrohtë të modeles.

Kristina, një kënaqësi tepër e madhe e jona të të kemi këtë herë bashkë me Sierën tënde të vogël.
Faleminderit LIVING, që po më dhuroni një ndër kuj timet më të bukura. Faleminderit!

Nuk je shprehur shumë rreth lidhjes sate me partnerin. Ndoshta mund të themi që edhe e ke ruajtur në daljet e tua publike. Jam kurioze të di si lindi historia juaj e dashurisë? Sa kohë iu desh t’i thoshe PO?
Gjithmonë kam menduar që jeta private duhet të jetë private dhe jam munduar ta ruaj me fanatizëm. Gjithashtu, dhe për arsyen se kështu ndihem më e lum tur dhe më e qetë brenda meje. Nga ana tjetër, partneri im nuk është personazh publik dhe as nuk ka dëshirë të marrë vëmendje. Jam munduar të respektoj me shumë dëshirë dhe zgjedhjen e tij. Nuk mund të them që s’kam dalë me të në publik, por daljet kanë qenë shumë të rralla [ qesh ]. Sa për historinë tonë të dashu risë dhe nisjen e saj, mund të them vetëm që lindi në det dhe që ishte nga ato dashuritë me shikim të parë.

Çfarë babai është ai dhe çfarë partneri në marrëdhëniet që keni krijuar së bashku?
Nuk e di si ta përmbledh me një fjalë atë çfarë dua të them, por ai është babai dhe partneri, të cilin me të mirat dhe të këqijat që ka, do ta zgjidhja gjithmonë si babain e fëmijëve të mi dhe si partner të jetës time.

Sa e shenjtë është jeta jote private? A ke vendosur ti kufij rreth mënyrës së menaxhimit të daljeve publike?
Siç e përmenda dhe më lart, jetën private e ruaj me fanatizëm, sigurisht që është shumë e shenjtë. Nuk mund të them që kam vendosur kufij, por mund të them që ndihem më e lumtur kur gjërat më me vlerë për mua i mbaj për vete.

Si ishte ai momenti kur e more vesh që kishe mbetur shtatzënë? E prisje? E kishit bërë një plan paraprak apo erdhi papritur?
Sigurisht që ishte momenti më i bukur i jetës time. Kuptova që nga ai moment e mbrapa jeta ime do ndryshonte. Gjithmonë e kam ëndërruar veten time “mami”, por tani filloi të bëhej realitet. Shtatzënia nuk ishte e papritur, ishte e planifikuar. Kështu që ishte një lajm që e prisnim të vinte.

Po momenti kur kuptuat gjininë e bebit?
Kjo e dyfishoi lumturinë, surpriza më e bukur e jetës sime ishte pikërisht kjo, që unë do të bëhesha nënë e një vajze. Aq shumë e kisha pritur këtë lajm, saqë e mendoja të pamundur. Faleminderit Zotit, që tani kam një shoqe për gjithë jetën.

Kur e ndave këtë emocion me partnerin tënd, si e priti?
Sigurisht dhe babi gëzoi shumë që do të bëhej me vajzë, pasi e kuptoi shumë shpejt sekretin që vajzat e duan shumë babin dhe po e priste me padurim. E tani mund të them që Siera, edhe pse ende e vogël, çmendet mbas babit.

Kush nga familjarët e tu e priti me më shumë emocion ardhjen e një bebi në familje?
Të katër gjyshërit e Sierës e pritën me shumë emocion dhe gëzim të madh lajmin, sepse dhe ata morën titullin gjysh/gjyshe për herë të parë. Me emocion të madh e kishim në kolektiv [ qesh ].

Shkrimin e plotë të kësaj kopertine speciale, mund ta lexoni duke klikuar në https://living.al/Living48.pdf

Share With:
Translate »
131 Views