“Anaisi nuk e ka njohur kurrë të atin e saj” – Ilnisa rrëfen mes lotësh vështirësitë e jetës
Ilnisa Agolli ka rrëfyer këtë spektakël linjën e jetës, të kaluarën e vështirë si dhe për sfidat me të cilat është përballur.
Ajo ka folur për prindërit e saj si dhe për vajzën Anais, të cilën e ka rritur të vetme
Në rrëfimin prekës, gazetarja ka zbuluar vështirësitë dhe se sa shumë prindërit e kanë ndihmuar në çdo gjë.
Rrëfimi i plotë i Ilnisës:
“Kur linda unë ishin të gjithë të bindur që im atë do të sillte në jetë një djalë, i cili do të quhej Noel.
Isha një fëmijë i qetë që gjithë kohën vizatonte. Gjithmonë kam ëndërruar ta kem një shtëpi, siç ajo që unë u rrita. Kjo nevojë e madhe e imja erdhi si një dhuratë me emrin Anais, e cila në fakt në jetën e saj ka të gjithë pjesëtarët e familjes por mungon figura, nuk e bëj dot.
Anaisi nuk e ka njohur të atin e saj, martesa ime zgjati shumë pak, as një vit. Kthehem në shtëpinë e prindërve me një bebe të vogël në krah. Pyetja më e shpeshtë që mund t’i bëhet një fëmije është, po babin ku e ke. Jemi munduar të gjithë që të Anaisi të mos ndikojmë. është një fëmijë i mrekullueshëm, mezi po pret që unë të martohem.
Përpara se të binte pandemia doja që të merrja vajzën të shkoja me një shtëpi për t’ia dalë vetë. Në momentin që ika, Goni u prek dhe e çojnë në spital. Do kemi shumë kujdes sepse ai ka tre unaza, e ka shpirtin gjithë meraqe për mua. Nuk e priti mirë hyrjen time këtu dhe ai nuk më flet dhe unë nuk e di se si më sheh dhe çfarë mendon tani që nuk jam me ta.
Faktin që kam Mozën, edhe të ketë një deformim në të kuptuarin e sjelljes time këtu, me të është mami. Moza ka qenë gjithmonë aty, në krahun tim. Ka bërë një mrekulli në rritjen e Anaisit. Jam një natyrë pak e vështirë dhe i kam mërzitur shumë.
Ndonjëherë më fal është pak, por ndonjëherë më fal është edhe shumë. Dashuria është ajo që të çon në shtëpi”.