Në përvjetorin e prindërve Ansi bëhet kryefjalë, Andrra merr dhuratën më të veçantë me të gjithë arsyet se përse Sinani e do | Video

Kur njeriu kurorëzohet në martesë me personin e zemrës është fat. Dhe kur ky çift sjell në jetë frutin e dashurisë, një trashëgimtar, atëherë është i bekuar. Edhe Sinan Hoxha, ndonëse e ëma i lutej shpesh që të gjente një nuse, ai priti për të duhurën.

Andrra ishte personi që ai i hapi dyert e zemrës dhe e mbylli aty brenda. Nuk e kishim parë Sinanin më të lumtur e më të dashuruar se kurrë kur mori nusen me helikopter nga Kosova. Por lumturia nuk mbeti me kaq. Ata u bekuan me një djalë, Ansi, i cili po rritet dita-ditës. Dhe pikërisht sot, në 3-vjetorin e fejesës, Sinani ka përzgjedhur fjalët më të bukura në një libër me momentet më pikante nga jeta e tyre të titulluar “50 arsyet përse të dua”. Dhe Ansi është ai që i shoqëron në çdo faqe. Për më tepër shikoni videon e mëposhtme. /Kids’ Time/

Share With:
Translate »
1078 Views