Anduena Llabani: Si ia shpjegoj djalit divorcin
Divorci është ndër fazat më të vështira për një çift prindërish. Përveç faktit se lëndojnë njëri-tjetrin, problemi më i madh janë fëmijët. Nuk ka ndonjë formulë konkrete për t’iu shpjeguar ndarjen por ka disa këshilla që duhet t’i ketë parasysh çdo prind në një fazë të tillë.
Anduena, ka gjetur një mënyrë shumë të bukur për t’ia shpjeguar të birit, Aleksei, divorcin e saj nga ish-bashkëshorti, Arditi. Në emisionin “Rudina” ajo u shpreh: “Mendohem dhe them me vete çfarë duhet të bëj, t’i them të vërtetën apo ta anashkaloj? Sepse edhe unë njeri jam, e gjej veten të dobët. E di çfarë kam vendosur në të tilla raste? Një herë në dy ditë, kam vendosur t’i tregoj Alekseit se si ka ardhur në jetë, kur babi i tij dhe unë kemi vendosur ta sjellim atë në jetë, sa shumë kemi dashur të ishte një djalë… Dalëngadalë ai e harron faktin që ne nuk jemi bashkë në një shtëpi. Parimisht, nuk na sheh të ndarë. Sepse me Arditin takohemi një herë në javë ose edhe kur ta vendosë Aleksei. Takohemi shpesh të tre, bëjmë shumë gjëra bashkë, diskutojmë bashkë… Por për hir të atij njeriu, unë do bëja edhe cirk…” /Kids’ Time
