Angelina Jolie flet për vajzat e saj dhe të gjitha ato që mund të martohen me burra që nuk i duan

Angelina Jolie ka zhvilluar një bisedë online me disa vajza aktiviste, vajza të reja në moshë, për të folur më shumë për të drejtat e tyre. Jolie i dha mbështetjen e saj në aktivitetet e tyre për të luftuar dhunën me bazë gjinore dhe foli njëherësh për ndjesitë e saj.

“Jam e ndërgjegjshme për forcën e martesës. Por pastaj kur bëhesh nënë vajzash dhe i shikon të rriten 12, 13, 14 vjeç dhe mendon idenë se dikush do martohet me të, do ta bëjë grua, mbase nuk do ta dojë, ose do ta detyrojë të bëjë gjëra që nuk i do… të duket horror. Të gjithë duhet t`i kuptojmë këto situata si njerëz, si prindër dhe të punojnë për t`i ndryshuar. Unë jam e fokusuar në këto çështje”, tha Jolie.

Jolie është nënë e dy vajzave dhe katër djemve, kujdestarinë e të cilëve e ka marrë tërësisht ajo pas divorcit me Brad Pitt.

Share With:
Translate »
322 Views