Angelina Jolie ka shoqëruesit më të bukur në premierën e filmit

Mbrëmja e së premtes ishte koha kur u shfaq premiera e filmit më të ri me producente Angelina Jolie, The Breadwinner. Aktorja dhe regjisorja e famshme Jolie u shoqërua gjatë kësaj premiere nga fëmijët e saj Shiloh Jolie-Pitt dhe Zahara Jolie-Pitt. Filmi “The Breadwinner” flet për një vajzë që jeton në Taliban, territor i kontrolluar nga Afganistani, ku femrat nuk lejohen të punojnë ose shkojnë në shkollë.

Jolie u duk shumë në formë dhe më e lumtur se kurrë nga mbështetja e fëmijëve të saj. Veshjet e zeza të Shiloh dhe Zaharës shkonin shumë me fustanin e bardhë të Angelina-s.

Pas ndarjes së saj me Brad Pitt, Jolie dha një intervistë ku foli edhe për familjen e saj për Vanity Fair, ku tha: “Ka qenë periudha më e vështirë dhe tani jemi duke e marrë veten… Jemi të gjithë duke u munduar të bëjmë më të mirën për të shëruar familjen tonë.” Për gjashtë fëmijët e çiftit, ajo tha: “ Ata janë gjashtë individë të fortë, plot me mendime dhe dinë të shprehen mirë. Unë jam shumë krenare për ta.”

Për ne është fantastike kur shohim Shiloh dhe Zahara teksa mbështesin edhe karrierën e së ëmës.

Share With:
Translate »
607 Views