Angelina Jolie reagon ndaj akuzave si mashtruese dhe shfrytëzuese fëmijësh

Aktorja e njohur, Angelina Jolie ka hedhur poshtë akuzat që thonin se ajo ka abuzuar me fëmijët në audicionet e filmit. Në një intervistë për Vanity Fair, ajo foli për reagimin që patën njerëzit në rrjete sociale duke e quajtur mizore dhe shfrytëzuese. Filmi ‘First They Killed My Father’ përfshin një fëmijë që është protagonist dhe i ka ngulur sytë parave pasi i duhen për funeralin e gjyshes. U përfol për disa kohë se aktorja i kishte marrë fëmijëve para gjatë audicioneve. “Spekulimet që paratë e vërteta janë marrë nga një fëmijë gjatë audicioneve janë false dhe zhgënjyese. Do ishte fyerje për mua nëse do kishte ndodhur. Filmi është i bazuar në një libër të vitit 2000,” – tha nëna e 6 fëmijëve. Ajo shtoi se kanë kërkuar gjatë në Kolumbi të lagjet e varfëra dhe jetimoret për të gjetur fëmijë që kanë kaluar vështirësi në jetë reale. 42-vjecarja tregoi se filmi do të jetë gati për të dalë në treg në muajin shtator.

 

Share With:
Translate »
1075 Views