Nëna fut të birin me Sindormën Down në lavatriçe

Një nënë e re fotografoi fëmijën e saj me sindromën Down në një makinë larëse dhe më pas e publikoi atë në Facebook. Pas vendosjes së fotos të djalit të vogël, ndaj Courtney Stewart shpërthyen polemika të shumta, ndërsa u mor në pyetje edhe nga policia. Por 21-vjeçarja, nuk ishte në gjendje të kërkonte falje për rastin. “Ai e do makinën larëse. Ne morëm një foto dhe kjo ishte për të qeshur”, tha ajo. Fqinjët e Stewart në Erskine, Renfrewshire, ishin të tmerruar kur panë imazhin e dyvjeçari. “Për këdo, e lëre më për atë që është gjithashtu një prind, për të marrë një pamje të tillë dhe për ta hedhur në Facebook për të qeshur, është e pabesueshme”. “Nuk është çudi që njerëzit janë të zemëruar për këtë”. “Njerëzit në qytet kanë folur për këtë, sepse kushdo që e ka parë atë ka mbetur i tronditur”.

Share With:
Translate »
1891 Views