Angelina Jolie shkëlqen në premierën e “The Breadwinner”, e rrethuar nga fëmijët

Pavarësisht thashethemeve për një ribashkim, ende nuk është e qartë nëse divorci i Angelina Jolie dhe Brad Pitt do të vazhdojë ashtu sikurse ishte planifikuar.

Aktorja ka debutuar me krenari filmin e saj të ri në Festivalin e Filmit në Toronto, ditën e dielë, e rrethuar nga fëmijët e saj.

Ndërkohë që shumicën e kohës ajo ka qënë e shoqëruar nga bashkëshorti i saj nëpër tapetet e kuq, 5 fëmijët e saj kanë mbështetur aktoren në premierën e “The Breadwinner”.

Me producente ekzekutive Jolie, “The Breadwinner” është një film i animuar rreth betejave të një vajze afgane.

Në hyrje të eventit, Angie është fotografuar me fëmijët e e saj më të vegjël, Zahara 12-vjeç, Shiloh 11-vjeç, binjaket Vivienne dhe Knox 9-vjeç, të cilët kanë shfaqur stilin e tyre të veçantë në të veshur.

Share With:
Translate »
872 Views