Angelina Jolie sjell filmin e animuar për fëmijë

Angelina Jolie arriti të realizonte me sukses filmin e saj të parë në lidhje me pasojat e luftës tek një vajzë e vogël në Kamboxhia, filmi “First They Killed my Father”. Tani aktorja dhe regjisorja ka realizuar një film të fokusuar në Afganistan, “The Breadwinner” është film i animuar, ku shfaqet zëri i aktores kanadeze Saara Chaudry si personazhi kryesor.

Përmes këtij filmi shpaloset jeta e 11-vjeçares, Parvana, e cila rritet nën kontrollin e talebanëve në Afganistan, gjatë vitit 2001. Kur babai i saj arrestohet pa të drejtë, Parvana maskohet si djalë, në tentativë që të shpëtojë të ëmën dhe motrën nga varfëria, pasi femrave nuk u lejohet të largohen nga shtëpia pa shoqërinë e një burri.

Edhe pse kjo është një histori për fëmijë, nuk fshihen detaje të jetës nën kontrollin e talebanëve në këtë vend. Filmi është përkthyer në gjuhën afgane dhe fillimisht është shfaqur në Kabul. Ndërsa sot, më 25 maj, shfaqet në Britani.

Share With:
Translate »
625 Views