Anglishtja do të mësohet që në klasën e parë që nga ky vit!

Lënda e anglishtes do të zhvillohet që në klasën e parë. Planin e qeverisë për reformën e re në arsim nuk e dha ministrja Shahini, por ai për Rindërtim, Arben Ahmetaj, ndërsa nga foltorja e Kuvendit iu përgjigj kritikave të akuzës lidhur me masat e marra për situatën me Covid. Ahmetaj përmendi disa nga vendimet që janë marrë, përfshirë reformën për arsimin që do të jetë gati në shtator.

Anglishtja do të mësohet që në klasën e parë!

“Ka shtesë numrash, mësuesish për një reformë të rëndësishme. Do duhet ta dini ju të opozitës, që ne kemi nisur një reformë të re për fëmijët dhe prindërit e këtij vendi. Kemi nisur anglisht në klasë të parë për nxënësit e republikës. Që ata të jenë gati për Global Economi. Prindërve ju bën, ndoshta juve jo. Të ardhurat e shqiptarëve janë rritur mbi 25 % në këto vite. Ju më flisni për oligarkët. Taksa progresive i kthehu 110 mld dollarë atyre që ju i quani njerëz në nevojë. Ne hoqëm taksën për 300 mijë lekë e poshtë, e rritëm pagën minimale. Ne do të ndjekim këtë model, për të përgatitur mandatin e tretë të kësaj maxhorance, të kryeministrit Edi Rama”, tha ndër të tjerash Ahmetaj.

Share With:
Translate »
2399 Views