Është vetëm 23 vjeç, por Tayna u dhuron prindërve një shtëpi gjigande

Tayna është padyshim një nga emrat më në zë në tregun shqiptar, e cila brenda një kohe të shkurtër arriti të depërtonte në muzikën shqiptare duke korrur goxha sukses.

Dhe sikundër e dimë, suksesi edhe shpërblehet ndër të tjera edhe nga ana monetare dhe kujtojmë këtu se reperja renditet si një nga më të paguarat në tregun tonë.

E mes gjithë këtij suksesi profesional dhe financiar, Tayna ka bërë një gjest shumë të bukur, duke iu ndërtuar prindërve të saj një shtëpi të re.

Përmes një Instastory, 23-vjeçarja bëri të ditur se ka filluar ndërtimi i shtëpisë së re për prindërit e saj, që është dhuratë pikërisht nga ajo si shenjë falenderimi ndaj tyre.

“Vetëm 23 vjeçe dhe kam gjithçka që kam dashur gjithmonë. Po ndërtoj shtëpi të re, si dhuratë për prindërit. Falënderuese”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se Tayna numëron disa hite në repertorin e saj, kurse së fundi ka shënuar një hap të ri në karrierë, duke nënshkruar kontratë me “Sony Music” në Gjermani.

Share With:



3758 Views