Anjeza Shahini e prekur në përvjetorin e të atit: Na mungon zëri i tij

Këngëtarja e njohur Anjeza Shahini ka zgjedhur t’i kushtojë pak fjalë babait të saj në përvjetorin e 65-të të lindjes. Edhe pse ai është ndarë nga jeta prej kohësh, këngëtarja thekson se e ndjen ende praninë e tij. “Sot babushi do festonte 65-vjetorin dhe me siguri, në këtë orë, ne do ishim mbledhur në tavolinë të gjithë, e do këndonim gjithë natën. Na mungon zëri i tij, fjala e tij e mençur, edhe kolla e tij, që e dëgjonim që kur hynte në shkallë, por nuk na mungon dashuria dhe kujdesi i babushit tonë, sepse e ndjejmë pranë në çdo hap të jetës tonë”,-shkruan Anjeza e prekur, krahas fotos së vjetër të prindërve të saj.

Në ditë të tilla, malli për njerëzit e dashur shtohet edhe më tepër, ndërsa fjalët për të shkruar për ta janë të vështira për t’u gjetur. Kujtojmë se këngëtarja e dashur për publikun është në pritje të fëmijës së parë.

Share With:
Translate »
666 Views