Ankthi dhe frika gjatё fёmijёrisё sё hershme. Si tё lehtёsojmё gjendjen emocionale tё fёmijёs?

Olta Tuholi, Nën Kryetare, Analiza e Grupit në Shqipëri/
Gjatё takimeve tё pёrditshme me ta, shpesh prindёrit pyesin si tё kuptojmё mё mirё fёmijёn..? Kur pёrjeton ai ankth apo frikё? Cili ёshtё dallimi mes tyre gjatё tё viteve tё para? etj. Ankthi ёshtё njё kusht natyral, qё na ndihmon tё trajtojmё njё eksperiencё tё re dhe na mbron nga rreziku. Fёmijёt kanё frikёra tё ndryshme, disa prej tyre nga: insektet, qentё, errёsira, zhurmat e forta etj. Fёmijё tё tjerё janё tё friksuar nga situatat e reja dhe takimi i njerёzve tё rinj. Tek shumica e fёmijёve frikёrat zbehen gradualisht, ndёrsa ata tojnё mё shumё siguri nё vetevete dhe mjedisin pёrreth.
-Çfarё e frikёson mё shumё fёmijёn tuaj? Kafshёt? Errёsira? Uji? etj.
-Çfarё mund tё bёni tё lehtёsoni frikёrat tek fёmija juaj?
-Mos e vini nё dukje frikёn e fёmijёs!
Kёto frikёra mund tё duken tё pavlera dhe irracionale, por kёto janё shumё reale dhe frikёsuese pёr fёmijёn. Pёrpiquni tё mos buzёqeshni dhe tё tregoheni tё pavёmёndshёm kur fёmija reagon me frikё. Bёjini tё ditur, se ju e kuptoni se si ndihet kur ka frikё nga diçka. Nёse ju e risiguroni duke e qetёsuar, fёmija do tё mёsoj, se ёshtё normale tё ndihet i frikёsuar dhe ёshtё mё mirё tё pёrballet me tё dhe tё tregoj pёr tё.
-Mos e bindni fёmijёn tuaj, se nuk ka arsye qё ai tё frikёsohet!
Ndoshta do ta shqetёsoni mё shumё fёmijёn tuaj, nёse i thoni: ”Mos u shqetёso nuk ka arsye, qё tё kesh frikё nga qeni!”. Nё vend qё ti ofroni siguri dhe komfort fёmijёs mund ti thoni: “ E kuptoj qё qeni tё frikёson. Le tё ecim sё bashku para tij! ”. Nёse nuk do, tё ecim sё bashku atёherё unё do tё mbaj afёr ndёrkohё, qё qeni kalon para nesh!” Duke  pёrdor edhe eksperiencёn tёnde.
-Pёrdorni fjalёt e ngrohta!
I ashtuquajturi, objekti i pёlqyeshёm nga ai mund tё pёrdoret nё kёto raste. Njё objekt i tillё mund tё ofroj familjaritet dhe ulje tё nivelit tё ankthit. Gjithashtu, lejoheni fёmijёn tuaj tё mbaj afёr lodrёn “speciale”, tё veçantёn pёr tё.
-Shpjegoni: Ekspozo dhe eksploro!
Njё fёmijё i frikёsuar mund ta pёrballoj frikёn, nёse ne i sigurojmё njё shpjegim racional dhe tё thjeshtё pёr çfarё e shqetёson. Pёr disa fёmijё, njё demostrim mund tё jetё risigurues, p.sh.. Nёse fёmija ka frikё tё presi fokёt nё parukeri, atёhёrё ju mund tё prisni dy-tre fije nga floku juaj dhe tё tregoni se s”ka asgjё qё tё dhemb. Nёse eksperiencat e kaluara janё tё  frikshme pёr fёmijёn si, p.sh Takimi me doktorin etj. Siguroni fёmijёn, se gjithçka do tё kalojё shpejt dhe premtoni, se do ta argёtoni atё nё kёndin e lojrave etj. Ju mund ta mёsoni fёmijёn tё mёsoj nga njё distancё e sigurt! Fёmija mund ta pёrballojë frikёn ndaj personazheve tё ndryshёm, duke i njohur ato nёpёrmjet  ilustrimeve apo pamjeve vizuale.   Nёse fёmija ka frikё nga kafshёt, njё vizitё nё kopshtin zoologjik, nё mjediset ku kёto kafshё jetojnё dhe ushqehen do tё ndihmonte, sigurisht. Njё mёnyrё pёr tё risiguruar fёmijёn tuaj ёshtё ti tregoni historinё e ngjashme tё njё fёmije tjetёr tё friksuar i cili mё vonё e largoi frikёn.
Ndёrsa ankthi i ndarjes, nuk ёshtё thjesht njё çёshtje fёminore edhe adultёt mund tё kёrcёnohen nga ky fakt. Vёmendje kushtojini ndjenjave siguruese tё fёmijёs.
Pёrpiquni tё jeni tё qetё dhe pozitiv, edhe nёse fёmija shfaq shenja tё forta
pasigurie. Flisni me fёmijёn dhe risiguroheni atё qё ju do tё ktheheni shpejt. Nё kёto situata pёrdorni shpesh edhe fraza tё tilla: “Shihemi mё vonё! Shihemi sё shpejti!” ose njё alternativё tjetёr tё ngjashme. Duke formuar tek fёmija zakonin e pёrgjigjes pozitive.
-Pёrdorni objektin kalimtar!
Tё pёrdoren objekte apo sende, qё i kujtojnё nёnёn ose babain duke plotёsuar disi mungesёn e prindёrve, ndaj kur ju largoheni nxiteni fёmijёn tё luaj me njё objekt tё preferuar nga ai.   Mund tё jetё njё fotogra, njё bluzё pёr tu veshur nga ai apo njё lodёr. Tё gjitha kёto mund tё shёrbejnё pёr tё dhёnё njё efekt pozitiv, duke kujtuar nё mёnyrё tё qёndrueshme prindёrit.
-Luaj “vini emrin ndjenjёs”!
Gjatё fёmijёrisё sё  hershme kur fёmija juaj nis tё ndjejё  pasiguri, shpjegojini atij: “E di, qё ti je i mёrzitur qё mami do tё largohet. Ajo çfarё ti ndjen quhet mungesё, kur mami largohet edhe ajo e pёrjeton gjithashtu kёtё mungesё!” Shpeshherё, tё gjithё fёmijёt kanё nevojё tё shprehin frikёrat e tyre, duhet ti mёsojmё atyre tё emёrtojnё ndjenjat. Nё kёtё formё realizohet çlirimi nga e panjohura qё frikёson.
-Lёrёni fёmijёn tё mёsohet me ndarjen!
Asnjё  prind nuk dёshiron, qё fёmija i tij tё ndihet i mёrzitur pa arsye, por ndarjet e vazhdueshme janё njё prej streseve qё fёmija duhet tё pёrballojё nё jetё. Disa herё duke mos bёrё asgjё, veçanёrisht kur i keni provuar tё gjitha, kjo mund tё jetё njё kёshillё e mirё.Tё mёsuarit gradual ёshtё njё proces i rёndёsishёm gjatё zhvillimit tё fёmijёs. Ju, si prindёr nuk duhet tё ndiheni fajtor por ta pranoni ndarjen si pjesё tё rёndёsishme tё zhvillimit tё fёmijёs, si hapin e parё tё autonomisё sё tij! Prindёrim tё suksesshёm! Blogu – Shëndeti ynë i mendjes

Share With:
Translate »
1146 Views