Antonella dhe Leo Messi paskan plane për një tjetër fëmijë: ‘Duam një vajzë’

Leo Messi ka realizuar së fundmi një intervistë ndryshe në shtëpinë e tij të re prej 10 milionë dollarësh në Miami.

Kampioni i botës me kombëtaren argjentinase i hapi shtëpinë humoristit Miguel Granados për një intervistë nga ESPN.

Mes shumë të pathënave, ylli argjentinas zbuloi se ai dhe partnerja e tij Antonella Roccuzzo do të donin të kishin një tjetër fëmijë, konkretisht një vajzë. E

“Do të donim të kishim një fëmijë tjetër. Nuk kemi plane konkrete, por do të donim një vajzë, mendoj se jam një baba i mirë dhe përpiqem t’ua përcjell fëmijëve të mi vlerat që më kanë mësuar kur kam qenë i vogël. Unë ndjek qasjen e klubit ku jam rritur, Barcelonës. Vlerat e këtij ekipi janë shumë të rëndësishme”, tha Messi. 

Messi dhe Antonella kanë 3 djemë: Thiago, 10 vjeç, Mateo, 8 vjeç, dhe Ciro 5 vjeç.

Share With:
Translate »
78 Views