Apel për ndihmë për motrën 2-vjeçare të djegur në 70% të trupit

Altea Jubi është një vogëlushe 2 vjeçe e gjysmë, e cila disa ditë më parë ka rënë në një tenxhere me qumësht të përvëluar dhe është djegur në një pjesë të madhe të trupit.

Motra e Alteas, në një komunikim me JOQ.al bën me dije se e vogla ndodhet në gjendje të keqe shëndetësore dhe mjekët u japin shumë pak shpresa për mbijetesën e të voglës. Ajo shprehet se Altea është djegur në 70% të trupit e madje edhe disa organe jetësore i janë prekur nga djegia e shkallës së lartë.

Për më tepër, siç thotë motra e të miturës nga Peqini, familja e tyre është në vështirësi ekonomike dhe e ka të vështirë të mbulojë shpenzimet për kurimin e Alteas, e madje, spitali ynë nuk e lejon për momentin as të shkojë jashtë shtetit për kurim pasi nuk dihet nëse e vogla mund të rezistojë apo jo.

Altea ka rënë në një tenxhere me qumësht të vluar. Mishi i saj është thuajse i pjekur. Nuk na lejojnë as ta çojmë jashtë shtetit sepse nuk dihet nëse mund të rezistojnë. Kemi gjetur një mundësi për ta çuar dhe me avion privat në Gjermani, me murgeshat, por nuk na japin mjekët siguri sepse ndodhet në gjendje kritike. Mjekët shqiptarë thonë që kostot e spitalit do i paguajë spitali, por i paguajmë ne. Blejmë ilaçe çdo ditë. Ajo ndodhet në repartin e djegieve plastike në Tiranë. Ka rënë me kurriz dhe është djegur e gjallë si jashtë dhe brenda. Djegia i ka prekur organet jetësore, veshkat më shumë. Edhe për të dalë jashtë del me tuba. Ne duam që kush ka mundësi, të na ndihmojë me ilaçet këtu në Shqipëri, me lekë apo me çfarë të mundet. Jemi me të vërtetë në hall të madh dhe kemi nevojë për ndihmë”, – thotë në një komunikim me JOQ.al motra e Alteas.

Ajo ka lënë një numër telefoni të të atit dhe një numër llogarie bankare.

Të atin e Alteas mund ta kontaktoni në +355692351673

 

Share With:
Translate »
1259 Views