Apeli i vogëlushes nga Kosova për motrën 7 muajshe: Ëngjëlli im është sëmurë, ju lutem shqiptarëve për ndihmë

Motra ime, zemra ime, ylli im, të dua shumë. Mos qaj motra ime. Ne do të luajmë se bashku, vetëm ne të dyja. Të lutem bëhu e fortë, se do të shërohesh së shpejti. Të dua më shumë se gjithkush”

Këto janë fjalë që burojnë nga zemra… nga zemra e një motre për të motrën. Foshnja e vogël që shikoni në këto pamje (video më poshtë) quhet Klea, shqiptare e Kosovës. Vogëlushja 7 muajshe ka probleme serioze me mëlçinë dhe ka nevojë urgjente për të marrë trajtim të specializuar jashtë shtetit (transplant i mëlçisë).

Anëtarët e familjes Gashi po lëngojnë nga dhimbja për vajzën. E mes tyre dhe kjo vogëlushe, motra e Kleas. Ajo derdh lot trishtimi teksa dëgjon të qarat e të motrës. Mundohet ta përkëdhelë e ta puthë, duke i folur se gjithçka do të bëhet mirë. Me lotët që i mbushin faqet e njoma, motra e Kleas i drejtohet me një apel për ndihmë shqiptarëve bamirës.

Motra ime është e sëmurë prej mëlçisë, gjithë natën nuk flen. Ka shumë dhimbje. Unë kam shumë frikë mos po vdes motra ime. I lutem të gjithë shqiptarëve, ndihmoni motrën time…”

Share With:
Translate »
88 Views