Video e TRISHTË/ Beteja e nënës në Greqi për të shpëtuar, fëmijën e saj nga përmbytjet (Video)

Situata në Kardicë të Greqisë, dhe më konkretisht në zonën e Palamasë mund të cilësohet si dramatike. Gjithçka është kthyer në një liqen të madh pasi  shirat nga stuhia Daniel  kanë goditur të gjithë zonën përreth.

Një imazh personifikues të “luftës” së banorëve, është një grua që po përpiqet që të shpëtojë fëmijën e saj, të cilin e kishte vendosur mbi një kamerdare.

Videoja është filmuar nga një qytetar dhe më pas është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale.

Pas vapës së madhe dhe zjarreve, tashmë vendi po përballet me një tjetër katastrofë. Prej disa ditësh, Greqia tashmë ndodhet me një situatë tepër të vështirë si pasojë e motit të keq, shoqëruar me shira masivë dhe përmbytje.

vështirë si pasojë e motit të keq, shoqëruar me shira masivë dhe përmbytje.

Share With:
Translate »
48 Views