4 arsyet që mjekët rekomandojnë testin për glukozë gjatë shtatzënisë

Gjatë periudhës së shtatzënisë, gratë shtatzëna do të duhet të kryejnë një sërë testesh të cilat kanë të bëjnë me shtatzëninë e tyre.

Një nga këto teste është edhe testi për glukozë e cila, ndihmon në diagnostifikimin e diabetit gestacional (GDM) shkruan BellyBelly, transmeton GazetaShneta.

Diabeti mellitus i shtatzënisë, apo ndryshe i referuar si GDM ndodh gjatë shtatzënisë kur hormonet parandalojnë që pankreasi të lëshojë insulinë të mjaftueshme.

Zakonisht gratë që përjetojnë GDM gjatë shtatzënisë kalojnë një shtatzëni të mbarë, mirëpo GDM-ja rritë rrezikun e:

Makrosomisë,

Polihidramnios: Kur keni sasi më të madhe të lëngut amniotik, duke shkaktuar lindje të parakohshme,

Lindje të parakohshme,

Pre-klampsi

Për shkak të këtyre faktorëve, mjekët ju rekomandojnë testin e glukozës për t’u siguruar se gjithçka po ec mbarë e mirë gjatë shtatzënisë suaj.

Share With:
Translate »



64 Views