Arbana na tregon për herë të parë fytyrën e vajzës së saj, Zoit. Nuk do e besoni sa është rritur ajo

Arbana Osmani po përjeton momentalisht një tjetër sukses dhe kësaj radhe jashtë ekranit, ku jemi mësuar ta shohim zakonisht.

Moderatorja e njohur ka ndarë me ndjekësit e saj të rrjeteve sociale, hap pas hapi rrugëtimin e saj për biznesin e saj më ri, i cili mesa duket po i ecën ashtu sikurse ajo e kishte parashikuar.

Ditën e sotme, Osmani ka publikuar një galeri fotosh, të miqve dhe familjarëve që kanë vizituar biznesin e saj mirëpo mesa duket “klientja” më e veçantë e saj është Zoi, e cila duket si një ëmbëlsirë e vërtetë.

Në galerinë e fotove, Zoi shfaqet me një fustan të zi, me jakë të bardhë, teksa mban në dorë një mollë jeshile.

Kujtojmë që Arbana është nënë e tre fëmijëve, Diell dhe Zoit me bashkëshortin e saj Eduard Grishaj ndërsa Joni është djali i saj nga martesa e mëparëshme.

Sa i përket paraqitjes së Arbanës në ekran, ajo përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, ka konfirmuar se do të jetë pjesë e ekranit që vazhdon ta entuziazmojë njëlloj sikurse 25 vite më parë.

“Shpejt do shihemi edhe në ekran, për te vazhduar nje pasion që më entuziasmon njëlloj si para 25 vitesh, dhe që lindi po aty, tek Piramida”, shkruan ndër të tjera Arbana.

Share With:
Translate »
75 Views