Arbana Osmani merakoset nga kilogramët e shtuar nga lindja dhe na “qeras” me disa foto të vjetra udhëtimesh

Arbana Osmani është një ndër moderatoret më të dashura për publikun shqiptar. Aktualisht, Arbana Osmani është moderatore e emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, emision që ka rrëmbyer zemrat e shqiptarëve dhe për faktin se moderatorja bëhet njësh me publikun, jetën e njerëzve me të gjithë të mirat dhe problematikat e tyre, duke u bërë kështu dhe një “dorë e zgjatur” kundrejt njerëzve që kanë nevoja të ndryshme.

Në tetor të vitit të kaluar, moderatorja është bërë nënë për herë të dytë, e një djali që e pagëzoi me emrin Diell. Arbana dhe partneri i saj Eduart Grishaj patën përfolur që në shtatëzaninë e moderatores që emri do të ishte shqiptar por nuk patën dhënë asnjë indikacion tjetër rreth emrit.

Bëjme me dije se, shtatëzania nuk e ka ndryshuar shumë moderatoren por sërish disa kile më tepër e kanë bërë atë nostalgjike.

Para disa orësh, Arbana Osmani ka postuar në Instagram disa foto që i kanë risjellë në mendje “kohët e vjetra”. Moderatorja ka postuar foto të verës së vitit 2018, ku shfaqet tepër ekstravagante dhe me një buzëqeshje solare.

Arbana shfaqet me flokët bjonde dhe ka përzgjedhur të gjitha fotot me fustane që i tregojnë më së miri linjat trupore. Mesa duket, Arbana Osmani merakoset kot për disa kilogramë të shtuar, pasi sërish duket në top formë.

Share With:
Translate »
175 Views