Arbana shtatzënë bën atë që s’e bëri gjatë gjithë jetës dhe është me fat!

Arbana Osmani është drejt fundit të pritjes së ëmbël dhe së shpejti do e shohim me bebushen e saj në krahë. E deri atëherë Arbana po i shijon ditët e fundit të shtatzënisë herë me pushime e herë me ndonjë intervistë virtuale me fansat që janë shumë kuriozë për jetën e moderatores. Sot dikush i ka shkruar se e ka parë nga afër dhe nuk është shëndoshur gjatë shtatzënisë duke e pyetur sesi e ka arritur këtë. Arbana tregon se gjatë të treja shtatzënive ka ngrënë shumë shëndetshëm, gjë që nuk e ka bërë gjatë gjithë pjesës tjetër të jetës.

“Gjatë të treja shtatzënive kam ngrënë shumë më shëndetshëm se gjatë gjithë pjesës tjetër të jetës sime dhe kam pirë 3 l ujë në ditë, që kur nuk jam shtatzënë kam qejf t’i zëvendësoj me ndonjë gotë verë/gin tonic”, shkruan Arbana.

Share With:
Translate »
129 Views