“U prehsh në paqe o Ramiz Mici me gjithë fëmijë”/ Kërcënon vëllai i Jetlirës: Pa t’i vra 4 pjestarë, s’shkoj tek varri!

Një 37-vjeçare u masakrua me thikë nga bashkëjetuesi i saj mëngjesin e së shtunës në Elbasan. Ramis Mici, goditi disa herë me thikë Jetlira Elezin, e cila humbi jetën në shtëpinë e marrë me qira.

Pas vrasjes, Ramis Mici u arratis dhe policia ende nuk e ka gjetur.

Pronarët e banesës ishin të parët që gjetën gruan e pajetë në mes të dhomës. Sipas pronarit Xhafer Zdrava, dhoma e gjumit ishte e mbushur me gjak, ndërsa 37-vjeçarja ishte gjetur e vdekur në afërsi të dhomës së ndenjës.

Sot familja e Jetlirës ka hapur dyert e mortit, por në shtëpinë e saj po flitet për hakmarrje. Është pikërisht vëllai i Jetlirës, i cili ka kërcënuar sot në rrjetet sociale. Ai është zotuar se do të vrasë Ramisin, por edhe familjen e tij.

Në një postim në Facebook, ai shkruan:

U prefsh npaqe o Ramiz Mici u preft npaqe familia jote fmit e tuj. Po ju them Juve u prefshit npaqe se smund tja them motres time qe ti I ngule thiken sot. Po ja u them juve si familje sepse pa ti vra 4 pjestar familje as ke varri skam per ti shku nese sju vras…ke 4 njolla gjaku ktu nfoto qe kto 4 njolla gjaku qe ti I derdhe nga motra ime d’un 4 koka nga familja jote… Vrapo ti arratisu ti po mor po po du ta di se per sa koh do vraposh….familja jote do pergjigjet me gjak e me kok robi nga un personalisht o ti rop qim do e marr hakun i vetem un mor tqifsha motren ca tkesh po er po vrapo ti po ky gjak qe esht derth ktu esht i imi mor kurv qoft i idhet apo i omel osht i imi…. po vrapo ti vrapo ik deri ku do shkosh sa tmarr un informacjon ku rri e ha familja jote vrapo ti se dhe un kur tvi per ti vra me vrap do vi… Skam ca hum un mor tqifsha ate burrnin qe ti paske pas Fiksoje ket daten e sotme se te afermit e mi po vujn tgjith nga ajo qe ti shkaktove sot… Po mos harro ere se te njejten vujtje do kesh dhe ti Ropt do ju qi qe nga fmit e te i madhi sa ta marr vesh ku jeni tu honger buk direkt kam me ardh se mzin gjaku e shpirti per mrena 4 koka e maje men …

Share With:
Translate »
133 Views