Arbanës i thyhet zemra sërish, humb njeriun e shtrenjtë

Ky vit ka qenë me përjetime emocionale mjaft të ngjeshura për Arbanën.

Në 21 shkurt të vitit të shkuar, u nda nga jeta gjyshja e saj. Ndërkohë ajo përjetoi shtatzaninë e dytë dhe u bë sërish nënë në kohën kur prindërit po luftonin me Covid-19.

E ndërsa tani po përjetonte emocionet e suksesit profesional, Arbana ndan me ne lajmin e hidhur. Është ndarë nga jeta gjyshi i saj nga ana e mamit. Në një surprizë të bërë Arbanës në emisionin e saj, kanë qenë pikërisht të ndjerët gjyshe Sanija dhe gjysh Ymeri ku moderatorja tregoi se ishte shumë e lidhur me të dy.

”Ma puth fort Nanën o gjysh! Oh sa do më marrë malli për ju!” shkruan Arbana duke e shoqëruar me një emoji me zemër të thyer. /Kids’ Time

Share With:
Translate »
644 Views