Arbori kërkesë për babanë e tij, Vin Veli ja premton publikisht

Muzika është pjesë e rëndësishme e programit “Dola te Ola”, por pjesa e dytë e mbrëmjes filloi me një muzikë ndryshe nga sa jemi mësuar deri tani. Për pak minuta mundëm të shijonim muzikë ritmike dhe të bukur, dhe kjo falë të ftuarit të dytë special DJ Velit.

Vin Veli tregoi se frymëzimin për t’iu përkushtuar një zhanri jo të zakonshëm për muzikën shqiptare, e gjeti teksa dëgjonte muzikë të huaj. “Kisha një lloj ndjesie e një lloj intuite të brendshme, të ndiqja çfarë ndodhte jashtë, më pëlqente shumë të shikoja se si punonte bota me muzikën”, tha ai. Ndërkohë i pyetur për marrëdhënien që ka me kolegët dhe a ndjen konkurrencë, ai tregoi se DJ më të mirë i ka shokë edhe të gjithë bashkë kanë punuar shumë për ta ngritur këtë profesion.

Përveç profesionit që pa diskutim merr përkushtimin e Vin Velit, ai ka edhe një djalë, i cili duhet thënë se në pamje i ngjan shumë.


Vini tregoi se profesioni i tij ia krijon mundësinë që ai të kalojë kohë mjaftueshem me të birin.
Arbori surprizoi babain e tij me një videomesazh. Surprizë të cilën Vini teksa e shihte i shndrinin sytë dhe me buzëqeshje ndiqte çdo fjalë që i biri thoshte. Një video shumë e bukur, që të gjithëve na pëlqeu, por brenda saj kishte edhe një kërkesë nga Arbori. Djali i tha se dëshiron shumë që ai ta marrë me vetë një herë në party natën. Sigurisht, që DJ i famshëm ia premtoi live që nëse këtë verë do të lejohet muzika, ai do ta marrë me vete.

Share With:
Translate »
7773 Views