Archie bëri 2 vjeç dhe Meghan postoi një foto të re të tij, por fansat ju kthyen të gjithë kundër

Meqë Instagramin s`po e përdorin më, Harry dhe Meghan publikuan në blogun e shoqatës së tyre jofitimprurëse një foto të re të djalit për 2-vjetorin e lindjes. Dhe njerëzit kishin fiks 2 vërejtje.

E para: Meqë çifti lajmëroi me këtë rast një iniciativë të re bamirësie, ndjekësit thotë, si mund ta shfrytëzojnë imazhin e djalit për të kryer punët e tyre.

E dyta: Meqë Harry dhe Meghan zgjodhën një foto të paqartë, ku djali qëndronte me shpinë, për të mos e ekspozuar shumë, ndjekësit shkruajnë: Sot u kujtuan t`i ruajnë djalit imazhin? E harruan intervistën që dhanë tek Oprah ku i nxorën në shesh të gjitha, ku folën edhe për ngjyrën e lëkurës së djalit?

Dy vërejtjet e njerëzve pas fotos së djalit që Harry dhe

Që prej largimit nga jeta mbretërore, Harry dhe Meghan po sulmohen gjithmonë e më shumë. Ata po përpiqen t`ia dalin vetë. Kanë nënshkruar ne Netflix kontratë për të bërë filma e dokumentarë, Meghan po bën libër, po merren me organizim të aktiviteteve bamirëse, por asgjë s`ka mjaftuar për të zbutur hatërmbetjen e disa njerëzve që i donin brenda mbretërisë.

Dy vërejtjet e njerëzve pas fotos së djalit që Harry dhe

Share With:
Translate »
383 Views