Ç`do të thotë të prindërosh si tigër dhe pse disa e pëlqejnë e të tjerë e urrejnë?

Duket sikur prindërimi tigër është i frymëzuar nga Winnie the Pooh. Po ç`është konkretisht ky stil prindërimi që disa prindër betohen për të e të tjerë e urrejnë.

Prindërit që ushtrojnë këtë stil i shtyjnë fëmijët për t`i kaluar kufijtë. Ata nuk rritin thjesht fëmijë, ata rritin njerëz që arrijnë qëllimet e vendosura lart. Kanë kontroll të plotë mbi fëmijët dhe përpiqen t`i sigurojnë me çdo kusht suksesin. Për këta prindër e mira nuk ka fund.

Sinjalet që tregojnë se dikush është prindi tigër

Ji më i miri në gjithçka

Nuk ka rëndësi nëse luan në violinë apo luan me puzzles. Këta prindër mërziten nëse diçka nuk shkon mirë qoftë edhe kur fëmija nuk fiton një lojë. E tregojnë hapur pakënaqësinë e tyre ndaj të ashtuquajturit dështim. Një nënë refuzoi të pranonte kartolinën e urimit të vajzës, sepse ajo e kishte shkruar minutat e fundit.

Më shumë punë e më pak qejf

Të parit TV apo gjumi shikohen si humbje kohe nga këta prindër. Për ta gjithë koha e fëmijëve duhet shpenzuar për të rritur dhe testuar veten. Nuk konsiderohet si i përshtatshëm asnjë aktivitet që sjell vetëm kënaqësi. Fëmijët e rritur nga këta prindër kalojnë shumë pak kohë para ekranit, ndaj janë edhe më kreativë.

I mësojnë fëmijët si të jenë më të vetëkënaqur

Këta prindër nuk i bëjnë kurrë vetë punët që u takojnë fëmijëve. I mësojnë fëmijët se si të jenë të përgjegjshëm.

Vendosin rregulla dhe rutinë strikte

Hyr në shtëpi në orën 7, zgjohu në 6. 21 orë studim në javë. Nuk ka rrjete sociale. Këto rregulla të vendosura qartë i bëjnë fëmijët të jenë më të fokusuar tek qëllimet e tyre.

Studimi lidhet vetëm me provimet

Shkolla, notat, arritjet, certifikatat, olimpiadat janë më të rëndësishme se gjithçka. Këta prindër nuk i lejojnë fëmijët të lexojnë për qejf, për të marrë më shumë informacion. Lajmi i mirë është se këta fëmijë janë ata që zakonisht studiojnë në Harvard, Oksford e universitetet e tjera më të mira.

Përfitimet e të rriturit tigër të vegjël

Megjithëse ky stil nuk është më i ëmbli për të prindëruar, për disa njerëz është e dobishme. Këta prindër duan vetëm më të mirën për fëmijën: të jenë të arrirë, të kenë qendrueshmëri dhe të ardhme të sigurt. Këta prindër i shpenzojnë të gjitha paratë për libra, kurse dhe vetëm për arsimimin e fëmijëve.

Prindërimi në këtë stil mund të kthehet në bumerang për fëmijët

Presioni i madh, rregullat strikte dhe qëllimet e larta të vazhdueshme mund të shkaktojnë ankth dhe depression tek fëmijët. Ata mund të përjetojnë ankth social dhe mund të arrijnë deri në mendime apo tentativa vetëvrasëse. Mund ta zbrasin mllefin e tyre tek njerëzit e tjerë.

Share With:
Translate »
91 Views