Arrestohet farmacisti që ngacmoi gruan që kërkonte të bënte abort

Pas denoncimit në emisionin Stop në Tv Klan, Policia e Tiranës ka arrestuar farmacistin që ngacmoi një grua e cila kërkonte të bënte abort.

Në një njoftim zyrtar, policia sqaron se farmacisti Hysni Roci 53 vjeç u arrestua për akuzat e kontrabandë me mallra të tjera, tregtim dhe transportim i mallrave kontrabandë dhe fshehje të të ardhurave.

Në denoncimin e Stop përmes kamerës së fshehtë, një qytetare u paraqit në farmacinë e 53-vjeçarit duke kërkuar një ilaç për të bërë abort.

E infiltruara e Stop tha se nuk kishte një recetë nga mjeku për pilulën. Ky ilaç shitet nën dorë në mënyrë ilegale. Farmacisti 53-vjeçar i tha qytetares se do të pyeste në depo e do t’i kthente përgjigje për të marrë këtë pilulë.

E teksa gjatë kësaj kohe priste të vinte ilaçi, farmacisti ngacmoi dhe puthi gruan e cila kërkonte të bënte abort.

Share With:
Translate »
96 Views