Arrestohet i dehuri që përplasi të miturin me makinë dhe e la në rrugë
Policia e Shijakut ka arrestuar një 61-vjeçar për aksidentimin e një të mituri. Ngjarja raportohet se ka ndodhur të mërkurën në Shijak, 26 korrik 2017. Iljaz Tabaku duke drejtuar mjetin tip ‘Reno’ ka aksidentuar shtetasin e mitur me iniciale M.V. 14 vjeç, banues në Shijak, i cili pas mjekimit të marrë është larguar për në banesë. Tabaku është larguar nga vendi i ngjarjes, por është identifikuar dhe kapur menjëherë nga uniformat blu. Policia thotë se “gjatë testit të alkoolit rezultoi në masën 0.83 mg/liter”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Largimi nga vendi i aksidentit” dhe”Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.