Vetëm “numri magjik” e kënaq dëshirën e Cristiano-s me fëmijë

Ai është i çmendur pas djalit të tij 7-vjeçar Cristianinho dhe binjakëve të porsalindur Eva dhe Mateo. Dhe tani Cristiano Ronaldo dëshiron që të bëhet baba i shtatë fëmijëve pas sugjerimit që i ka bërë djali i tij. Ylli i Realit të Madrid është padyshim në rrugën e duhur që kur konfirmoi në Ibiza, pak ditë më parë, se e dashura e tij Georgina Rodriguez ishte shtatzënë dhe është në pritje të fëmijës së tij të katërt. Babi krenar ka pranuar, gjatë një interviste për nje televizion kinez, se djali i tij i madh dëshiron 6 vëllezër dhe motra, duke u përputhur kështu me firmën e Cristianos, CR7 dhe me numrin e fanellës së tij. “Cristianinho është shumë i lumtur dhe mendoj se kjo është gjë shumë e mirë. Ai dëshiron më shumë vëllezër dhe motra, në fakt dëshiron 7, numrin magjik dhe unë mendoj se është ide e mirë,”-shprehet ylli i futbollit.

 

Share With:
Translate »
636 Views