Arrestohet vëllai i Alketa Vejsiut, ja çfarë i gjetën në makinë

Vëllai i moderatores së famshme shqiptare Alketa Vejsiu është arrestuar nga Policia e Lezhës gjatë operacionit të koduar “Telekomanda”.
Policia njoftoi sot për aksionin ku ra në pranga Endrit Vejsiu, 29 vjeç, nga Tirana. Ai u arrestua në aksin rrugor Milot-Lezhë, në kryqëzimin e Shënkollit, pasi në mjetin e tij u gjetën të fshehura 4 lëndë plasëse me telekomandë.
29-vjeçari është vëllai i moderatores shumë të dashur për publikun, Alketa Vejsiu. Gjithashtu u gjetën edhe rreth 3 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa, e paketuar gati për shitje.

rthrtj45r6j56j.jpg

dfghertjertj5j.jpg

fgherth45h45hj.jpg

Share With:
Translate »
1722 Views