“Arsyeja pse unë jetoj!” Elinara Shehu flet për sakrificat si një nënë e vetme dhe marrëdhënien me vajzat

Dikur një nga këngëtaret më të njohura sot Elinara Shehu rrëfen në një intervistë ekskluzive për Revistën Bordo, jetën e saj pas eksperiencës në Fermën VIP, sakrificat si një nënë e vetme, qoftë në karrierë, por dhe në jetën private si dhe rolin e vajzave të saj, të cilat ajo i konsideron motivin kryesor të ekzistencës së saj.

“Sofia dhe Esteli janë arsyeja pse unë jetoj,” rrëfen Elinara.

“Kam sakrifikuar shumë gjëra, edhe karrierën time si këngëtare, për t’u kujdesur për to. Por tani që janë rritur, mësohesh me idenë që nuk mund t’i ndalosh të ndjekin ëndrrat e tyre.”

Elinara flet me respekt për mënyrën se si i ka rritur vajzat dhe për lidhjen që kanë ruajtur:

“Ato kanë qenë gjithmonë krah meje, të bindura dhe të sigurta në zgjedhjet që kam bërë. Kanë qenë si shoqet e mia dhe ende janë. Kam ndarë me to çdo moment të jetës sime, si një mama single, që ka sakrifikuar shumë për t’i rritur.”

Ajo thekson se roli i një nëne të vetme nuk është i lehtë:

“Ka shumë sfida. Të jesh prind i vetëm do të thotë të luash edhe rolin e babait. Pesha është e dyfishtë, por fati im është që ta bëj këtë rrugëtim me fëmijët e mi. Forca ime ka ardhur nga ato, nga nëna ime dhe nga familja ime. Njeriu është qenie sociale dhe unë nuk mund të jetoj pa bërë diçka për të tjerët, sidomos për ata që dua.”

Elinara gjithashtu është shprehur për dashurinë dhe marrëdhëniet: “Tani kam një fazë tjetër të jetës ku dashurinë mund ta gjej në shumë gjëra të tjera – në familje, në pasionet e mia. Nuk jam për marrëdhënie të sforcuara; gjithçka duhet të ndodhë natyrshëm. Vajzat e mia janë pro, por gjithçka ka ritmin e vet.”

Me këtë reflektim të hapur, Elinara tregon se prioriteti i saj është lumturia dhe përmbushja personale, duke ruajtur lidhjen e fortë me vajzat dhe duke jetuar çdo moment të jetës me qëllim dhe pasion.

Video e plotë më poshtë:

Share With:
Translate »
70 Views