Artikulimi dhe ëmbëlsia e kësaj vogëlushje ka marrë zemrat e të gjithëve

Mila Stauffer është vetëm 2 vjeç dhe ka përgjigjet e duhura për të gjithë ata persona që nuk po gjejnë dot arsye për të mos shkuar në palestër. E pyetur nga mamaja e saj nëse dëshiron të shkojë në palestër, Mila përgjigjet- “Përse shkojnë njerëzit në palestër dhe vrapojnë gjithë kohës, por mbesin në të njëtin vend? Njerëzit atje mundohen për orë të tëra për tu zbukuruar, por si mund të bëhesh më e bukur se kaq”- thotë Mila duke i drejtuar duart nga vetja. Video e Milës është shpërndarë në instagramin e të ëmës së saj dhe ka marrë 3.8 milion shikime deri sot. /Kids’ Time/

Mila "weighs" in on the gym ? ? by @kaitsta

A post shared by Katie (@kcstauffer) on

Share With:
Translate »
878 Views