Zbulohet agresori që përdhunoi 6-vjeçaren

Me tipare bionde dhe me flokë të qethur, me bluzë të zezë me mëngë të gjata, me xhinse dhe këpucë të zeza, rreth një metër e 80 centimetra i gjatë, veshë normal, i dobët dhe rret 30-40 vjeç. Ky është identikiti i personit që akuzohet se ka abuzuar me një vajzë të moshës 6-vjeçare më 11 shtator në korridorin e pallatit në zonën ‘Paolo Sarpit’, në zemër të lagjes së kinezëve në Milano.

Policia italiane ka shpërndarë fotot e agresorit në të gjitha mediat si dhe në brendësi të qytetit, në mënyrë që të gjithë të banorët të ndihmojnë në kapjen e tij.

Deri më tani nuk dihet identiteti dhe kombësia e personit në fotot, ndërsa hetimet vazhdojnë.

 

Share With:
Translate »
829 Views