Artisti shumë i njohur turk: Do të bëhem baba së shpejti

Këngëtari i njohur turk Tarkan, ka dhënë më në fund lajmin e mrekullueshëm. Prej disa kohësh ishte përfolur se bashkëshortja e tij Pinar Dilek ishte shtatzëne por asnjëri nga ata nuk e kishte pranuar. Por duke u ndier i ‘kërcënuar’ nga ‘paparacët’ këngëtari nëpërmjet një videoje të postuar në ‘Instagram’ ka ndarë lajmin e bukur teksa sytë i ka të mbushur me lot nga emocionet.

“Prej disa kohësh ka pasur shumë shkrime, është përfolur shumë rreth kësaj çështje. Është e vërtetë unë do të bëhem baba. Jam shumë i lumtur. Dëshiroja shumë që ta ndaja këtë lajm me ju.”

Kujtojmë se Tarkan dhe Pinar janë martuar në vitin 2016, në një ceremoni madhështore.

A post shared by Tarkan Tevetoğlu (@tarkan) on

Share With:
Translate »
680 Views