Motra e Sonila Meços i zë vendin e punës vjehrrit gjerman
Nga pozita e këshilltarit ka dhënë dorëheqje Hartwig Reimann, i cili më parë ka qenë edhe kryebashkiak i qytetit ndërsa vendin e tij e ka zënë e reja e tij, shqiptarja dr. Rezarta Reimann.
Një ndërrim simpatik gjeneratash ka ndodhur ditë më parë në Asamblenë Komunale të qytetit gjerman Schwabach. Nga pozita e këshilltarit ka dhënë dorëheqje Hartwig Reimann, i cili më parë ka qenë edhe kryebashkiak i qytetit ndërsa vendin e tij e ka zënë e reja e tij, shqiptarja dr. Rezarta Reimann, shkruan tagblatt.de.
Në lozhën e vizitorëve kanë zënë vend i shoqi Jens, i biri Frank dhe vjehrri, i saj Hartwig Reimann, të cilët e ndjekin betimin që jep Rezarta, anëtarja më e re e Asamblesë nga SPD. Ish kryebashkiaku, para Krishtlindjes kishte hequr dorë nga mandati i tij si këshilltar i SPD-së.
Rastësia e deshi që në radhë në listën për këshilltare, mbi bazë të rezultatit të zgjedhjeve të ishte pikërisht e reja e tij.
Rezarta Reimann është lindur dhe rritur në Shqipëri. Në vitin 1998 jo ka ardhur në Gjermani ku ka doktoruar për biologji në Universitetine Jena-s. Ajo punon në organizatën humanitare gjermane AWO (ArbeiterWohlfahrt) ndërsa në qytetin Schwabach angazhohet në mënyrë vullnetare për integrim.
“Integrimi dhe arsimi do të jenë dy prioritetet e mia”, ka thënë Rezarta Reimann. “Dhe në asnjë mënyrë vetëm ai i njerëzve me prejardhje të huaj por i të gjithëve që janë në pozitë të vështirë.
“Për mua është një gëzim i madh” ka thënë Dr. Rezarta Reimann pak para mbledhjes. Dhe kjo edhe mund të shihej gjatë dhënies së betimit. Nga e premtja e javës së kaluar 46 vjeçarja është këshilltare e SPD-së, përcjell albinfo.ch. “Ne e përshëndesim atë në mesin tonë”, ka thënë kryebashkiaku aktual Matthias Thürauf.